Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna bashkë me vajzën Rocki mbulojnë ballinën e revistës W

Rihanna.  Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

Rihanna. Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

Më shumë se dy dekada më parë, këngëtarja e njohur, Rihanna, hyri fuqishëm në industrinë e muzikës me këngën “Pon de Replay”, e cila u bë hit kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe. Që atëherë, ajo është kthyer në një nga artistet më të njohura dhe më të dashura në botë, duke fituar nëntë çmime “Grammy” dhe duke u bërë artistja solo më e re me 14 këngë në vendin e parë nëpër toplista, ka shkruar Maxine Wally në Revistën "W".

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, karriera e saj shkon shumë përtej muzikës.

Në vitin 2017, ajo ka vendosur një standard të ri në industrinë e bukurisë me brendin me produkte të bukurisë “Fenty Beauty”, duke ofruar mbi 40 nuanca për tone të ndryshme të pudrës së lëngshme të lëkurës. Një vit më vonë, ajo lansoi brendin “Savage x Fenty”, me përmasa nga XS deri në 4XL, duke promovuar përfshirjen dhe diversitetin. Ajo ka bashkëpunuar me brende të njohura si “Puma” dhe “Chopard”, ndërsa linja e saj “Fenty” në partneritet me konglomeratin LVMH bashkoi modën e lartë me stilin urban.

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

Në jetën personale, ajo ka ndërtuar një lidhje të fortë me reperin A$AP Rocky.

Çifti ka tre fëmijë: Rza që ka lindur në vitin 2022, Riot që ka lindur në vitin 2023 dhe vajzën Rocki që ka lindur në vitin 2025. Edhe gjatë shtatzënive, Rihanna ndryshoi rregullat e modës së maternitetit, duke e theksuar trupin e saj me stile të guximshme. Një moment ikonë ishte performanca e saj në spektaklin e pauzës ndërmjet dy pjesëve të ndeshjes se futbollit amerikan, “Super Bowl” 2023, ku ajo zbuloi shtatzëninë e dytë para më shumë se 121 milionë shikuesve.

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

Ajo ka ndikuar kulturën pop duke qenë gjithmonë vetvetja, e hapur, spontane dhe e guximshme. Nga kërkesa që këngëtarja Mariah Carey t’i bënte autografin në gjoks gjatë një koncerti, deri te komunikimi i drejtpërdrejtë me fansat dhe personazhet e saj të preferuar, Rihanna ka thyer modelin tradicional të imazhit perfekt të yjeve.

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

“Ajo ka ndryshuar shumë sepse është bërë nënë, dhe kjo të ndryshon. Por kjo grua ka qenë gjithmonë magjike. Është personi më i sinqertë dhe më karizmatik në botë. Energjia e saj është e pakrahasueshme”, ka thënë partneti i saj A$AP Rocky.

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

Ndërsa disenjatori i mirënjohur, këngëtari e producenti, Pharrell Williams, e përshkruan thjesht duke thënë e “Ajo është një forcë”.

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

“Rihanna e ngriti standardin dhe e çoi industrinë në një nivel tjetër. Ajo është ikonë mode dhe solli një frymë të re duke përzier muzikën dancehall me R&B”, ka thënë këngëtarja e njohur Mary J. Blige.

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

SZA ka kujtuar bashkëpunimin me të duke thënë se ajo e din saktësisht se çka do dhe se ka shije unike.

“Ajo e di saktësisht çka do. Shija e saj është unike. Sapo dëgjoi këngën ‘Consideration’, tha menjëherë: ‘Kjo është!’”, ka thënë ajo.

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

Edhe në aktrim, ajo ka lënë gjurmë.

“Mendova se ishte qenia më elektrizuese që kisha parë ndonjëherë. Ajo dëgjonte dhe vëzhgonte gjithçka me një qetësi të jashtëzakonshme”, ka thënë aktorja Sarah Paulson.

Ndërsa Donald Glover ka kujtuar se “ajo erdhi shumë e relaksuar dhe pa frikë për të qenë e ndjeshme. Ishte gati të eksperimentonte.”

Rihanna ka ndikuar edhe gjeneratat e reja të artisteve.

“Takimi me të ishte si të takoja një motër. Ajo është një figurë udhëheqëse për mua”, ka thënë artistja Ayra Starr.

Në botën e modës, ajo vazhdon të sfidojë kufijtë.

Fotografuar nga Tim Walker me stilim të veshjeve nga Jahleel Weaver

“Ajo gjithmonë mendon përtej kornizave. Kur Rihanna ka një ide, unë i besoj plotësisht”, ka thënë disenjatori Jonathan Anderson, i cili aktualisht është drejtor kreativ i brendit të famshëm francez “Dior”, me të cilin Rihanna bashkëpunon shumë shpesh.