Të rritësh një fëmijë mund të konsiderohet punë, por Rihanna është gati për këtë sfidë.
Superylli i muzikës ka treguar se sa shumë rëndësi ka djali i saj.
“Unë jetoj për djalin tim. Gjithçka ka rëndësi tash”, ka thënë ajo. “Gjithçka është ndryshe. Jeta para se të vinte djali im, ishte e errët. Gjithçka është më e mirë me të”, ka thënë ajo.
Rihanna, e cila u bë nënë për herë të parë me fëmijën e A$AP Rocky në maj të vitit 2022, vuri në dukje gjithashtu se rritja e djalit të tyre ka qenë pak sfidë – por edhe shpërblyese.
“Është shumë punë e vështirë, por asgjë nuk është më përmbushëse se kjo”, shpjegoi ajo.
Edhe
Rihanna nxit spekulime për fëmijën e katërt
Rocky, 34 vjeç dhe Rihanna kanë qenë të hapur për prindërimin gjatë muajve të fundit, duke shtuar se djali i saj është një foshnjë “e mahnitshme” dhe “e lumtur”.
Ai tha se një nga gjërat e saj të preferuara është që ta shoh fytyrën e tij në mëngjes.