39-vjeçarja Britney Spears dhe 27-vjeçari Sam Asghari janë në lidhje që nga viti 2016, pasi u takuan në xhirimet e videoklipit të Britneyt “Slumber Party”, dhe dyshja e dashur tani janë gati për t'u fejuar.
"Të gjitha ëndrrat e tyre për lidhjen e tyre kanë qenë në pauzë për shkak të kujdestarisë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të përparojnë si një çift normal. Është si lidhje në shkollë të mesme. Kjo ka qenë përvoja e tyre për dy vitet e fundit ose më shumë", ka thënë një burim për “Entertainment Tonight”.
Burimi ka thënë se çifti është i gatshëm që më në fund të jenë të lirë pa u ndjerë si në zinxhir dhe se fejesa është hapi tjetër.
“Është shumë reale, sidomos për Samin, dhe fejesa është në mendjen e tij tani më shumë se kurrë”.