Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spears martohet me Sam Asgharin

Britney Spears dhe Sam Asghari pritet të kurorëzohen gjatë ditës së enjte.

Këngëtarja e famshme amerikane dhe aktori, njëherësh trajneri i fitnesit, do të martohen në Los Anxhelos të enjten, kanë bërë të ditur për “People” burime të afërta me çiftin.

Sipas këtyre burimeve, ata do të martohen në një dasmë tejet private, me rreth 60 të ftuar, kryesisht njerëz më të afërt për ta.

Për ditën e saj të veçantë, Britney 40-vjeçare, do të veshë fustanin e saj nga marka e famshme Versace.

Kurorëzimi i tyre po bëhet afërsisht nëntë muaj pasi çifti e ka shpallur fejesën. TMZ është mediumi i parë që ka raportuar për martesën e çiftit.

Spears dhe Asghari 28 vjeç e kanë nisur romancën e tyre, pasi janë njohur gjatë xhirimeve të videoklipit “Slumber Party” në vitin 2016.