Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney po planifikon të martohet para se të mbushë 40 vjet

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj prej kohësh, Sam Asghari, ndërkohë që një mik i saj ka bërë të ditur së fundmi, se ajo është duke planifikuar që të martohet.

Sipas tij, këngëtarja e hitit “Stronger” po planifikon të kurorëzohet me Sam në Hawai, pak para ditëlindjes më 2 dhjetor, kur do të mbushë 40 vjet.

Po ashtu, është bërë e ditur se Britney po planifikon që të ketë edhe fëmijë me modelin 27-vjeçar të fitnesit.

“Britney dhe Sam dëshirojnë të martohen në Hawai, pasi atje ndihen shumë të lumtur. Britney dëshiron ta bëjë këtë para ditëlindjes së saj, më 2 dhjetor”, ka thënë miku i këngëtares.

Ai ka shtuar se çifti është duke planifikuar një festë të madhe me rastin e kurorëzimit.

Edhe Britney Spears martohet me Sam Asgharin Showbiz Britney Spears martohet me Sam Asgharin

Nëna e dy fëmijëve, Jaden 15 vjeç dhe Sean 16 vjeç, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kevin Federline, aktualisht është në pushime bashkë me bashkëshortin e ardhshëm.

Ata janë duke festuar largimin e kontrollit të babait të Britneyt ndaj saj, i cili ka zgjatur për më shumë se 13 vjet, për shkak të problemeve mendore të yllit të popit.