Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spears bëhet gati për të qenë e lirë

Britney Spears ka shfaqur entuziazmin para seancës së rëndësishme gjyqësore që pritet të mbahet të premten, e ku pritet t’i jepet fund kujdestarisë që babai kishte ndaj saj, për 13 vjet rresht.

Këngëtarja e famshme 39-vjeçare dhe i dashuri i saj, Sam Asghari 27-vjeçar kanë publikuar në Instagram një video, pak kohë para seancës, ku shihen duke mbajtur të veshur bluza me mbishkrimin “Lironi Britneyn: Është një lëvizje e të drejtave të njeriut”.

Çifti i kishin veshur të njëjtën bluzë edhe qenit të tyre, dhe të gjitha këto detaje ata i kanë bërë publike.

Bluza është krijuat nga The Touch of Rose Project, dhe të ardhurat e saj do të ndihmojnë financiarisht të mbështeten të tjerët që vuajnë nga abuzimi i kujdestarisë, për nder të Spearsit.

Kujdestaria e babait ndaj Britney Spearsit ishte vendosur 13 vjet më parë, me një vendim gjyqësor, për shkak të problemeve psikike të këngëtares.

Babai i yllit të popit ka qenë përgjegjësi për jetën private dhe publike të këngëtares, gjë kjo e cila ia kishte kufizuar asaj të drejtën për të vendosur për veten.

Të premten, avokati i Spears, Mathew Rosengart, do të luftojë për t'i dhënë fund përfundimisht kujdestarisë, e cili ka kontrolluar çështjet financiare dhe personale të këngëtares.

Babai i Britneyt, Jamie Spears, i cili shërbeu si kujdestar i saj deri në pezullimin e tij në shtator, gjithashtu beson se kujdestaria duhet të ndërpritet.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm