Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spears megjithatë po bën këngë të reja

Britney Spears po ngroh vokalin e saj, pavarësisht deklarimeve të mëparshme se nuk mendon t’i rikthehet muzikës, si pasojë e kujdestarisë disa vjeçare nga babai i saj.

Këngëtarja ka shkruar në Instagram se është duke punuar për muzikë të re dhe ka postuar një video të saj duke kënduar në banjë.

"Sapo e kuptova këtë sot djema... pas asaj që familja ime u përpoq të më bënte me mua tre vjet më parë... më duhej të isha nxitësja kryesore e vetes sime!!!!”, ka shkruar Britney.

Britney Spears është një nga artistet më të suksesshme dhe më të famshme në historinë e popit, me gati 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën.

Vetëm në SHBA, ajo ka shitur më shumë se 70 milionë albume.

"Pssss duke punuar për këngë të re ... Do t'ju bëj të ditur se çfarë dua të them !!!!!", ka shtuar ajo në postimin e saj në Instagram.

Edhe Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh Showbiz Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh

Këngëtarja 40-vjeçare ka qenë kohëve të fundit duke festuar lirimin e saj në nëntor të këtij viti, nga kujdestaria 13-vjeçare e babait. Kjo kujdestari ishte vendosur me një vendim gjykate, me kërkesë të babait të yllit, për shkak të gjendjes së keqe psikike të këngëtares atë kohë.

Ajo është e fejuar me trajnerin e fitnesit, Sam Asghari, për të cilën ka thënë se dëshiron të krijojë familje me të. Britney ka edhe dy djem nga martesa e saj me aktorin, Kevin Federline.