Showbiz

I fejuari i Britneyt thotë se ata do të bëjnë shumë fëmijë

I fejuari i Britney Spearsit, Sam Asghari, ka deklaruar se në planet e çiftit janë edhe fëmijët, madje shumë fëmijë.

Trajneri personal 27-vjeçar është kapur duke dalë nga qendra e fitnesit në Beverly Hill të shtunën, teksa është pyetur nga gazetarët se çka po planifikojnë të bëjnë për pushimet e Krishtlindjeve, ai dhe Britney.

“Do të bëjmë fëmijë, shumë fëmijë”, ka thënë Asghari për TMZ, vetëm pak ditë pasi këngëtarja 40-vjeçare kishte deklaruar në Instagram se do “shtonte familjen”.

Sam ka treguar edhe fizikun e tij të mahnitshëm teksa ishte drejtuar për në veturën e tij, një Jeep Rubicon i zi.

Britney Spears më 12 nëntor të këtij viti është liruar me një vendim të gjykatës, nga kujdestaria 13-vjeçare e babait të saj.

Këngëtarja e shumë hiteve dhe çmimeve prestigjioze në të kaluarën, ka deklaruar se kujdestaria ia ka shkatërruar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

Sipas kujdestarisë të vendosur po ashtu me vendim të gjykatës në vitin 2018, babai i këngëtares kishte kontroll mbi jetën personale dhe profesionale të saj. Ky vendim ishte marrë me kërkesë të babait të saj, për shkak të gjendjes mendore të keqe atë kohë të Britneyt.

Britney ka dy djem nga martesa me aktorin Kevin Federline.