Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Babai i Megan Markle i quan mizorë vajzën dhe dhëndrin e tij

Thomas Markle, babai i dukeshës së Susseksit, Megan Markle ka dhënë një intervistë ekskluzive për programin e mëngjesit “Good Morning Britain”.

Ai kishte kërkuar nga emisioni që të bënte një intervistë duke shpresuar se do të ndikonte në përmirësimin e raporteve me vajzën e tij, Meganin.

Thomas 79-vjeçar gjatë intervistës ka treguar se është i sëmurë dhe dëshiron t’i takojë nipat e tij. Ai ka deklaruar se nuk i ka parë dhëndrin dhe vajzën e tij tash e 5 vjet.

Ndër të tjera Thomas i ka quajtur Meganin dhe Harryn mizorë pasi ata nuk kanë lejuar që ai t’i takojë fëmijët e tyre Archie dhe Lillybet.

Babi i dukeshës së Susseksit ka pranuar se i është thyer zemra pasi nuk është prezent në jetën e nipërve të tij.

Edhe Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët Showbiz Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët

“Jam shumë i mërzitur për këtë gjithashtu sepse kjo është një gjë mizore për t'i bërë një gjyshi ... të i mohojnë të drejtën për të parë nipërit e tij", ka thënë Thomas.

Ai gjatë intervistës ka cekur se nuk është njeri i keq dhe nuk ka bërë asgjë të keqe.

“Gjëja tjetër është se nuk kam bërë asgjë të keqe. Nuk ka asgjë që tregon se unë jam një njeri i keq. Unë jam një baba shumë i dashur dhe ajo e di këtë, dhe nuk ka asnjë justifikim për të më trajtuar në këtë mënyrë ... Asnjë justifikim për t'i trajtuar gjyshërit në këtë mënyrë”, ka thënë Thomas.

Raportet në mes të Thomas Markle dhe vajzës së tij Megan u prishën para dasmës mbretërore kur Thomas bëri një marrëveshje me gazetarët që i ndiqnin.

Thomas thotë se ai dhe mbreti Charles kanë të njëjtën vështirësi, pasi sipas tij të dy nuk lejohen t’i shohin nipërit e tyre, edhe pse është e paqartë nëse dera është mbyllur për Charles.

Edhe Princi Harry i mohon spekulimet për ndarje nga Meghan Markle Showbiz Princi Harry i mohon spekulimet për ndarje nga Meghan Markle

Dhe, ai mendon se Harry po ndjek drejtimin e Meganit.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi