Thomas Markle, babai i Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, ka thënë se “ishte për të mirën e të gjithëve”, vendimi i vajzës së tij për të mos marrë pjesë në kurorëzimin e vjehrrit të saj Mbretit Charles dhe gruas së tij, Mbretëreshës Camilla të shtunën.
Sipas tij, ka shumë mosmarrëveshje brenda familjes, raportoi të dielën “Female First”.
"Ishte për të mirën (që ajo qëndroi në shtëpi). Ka shumë mosmarrëveshje midis Meghan, Harryt dhe Familjes Mbretërore. Ishte e mrekullueshme të shikoje njerëzit e mirë të Britanisë të mirëpresin Mbretin dhe Mbretëreshën e tyre të re", është shprehur ai për “The Mail”.
Princi Harry mbërriti për kurorëzimin e babait të tij, por nuk u shfaq në ballkon së bashku me Mbretin dhe Mbretëreshën apo edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Ai vendosi të largohej drejt Kalifornisë vetëm disa orë pasi u bë kurorëzimi.
Ish-aktorja hollivudiane 41-vjeçare është martuar me Princ Harryn nga viti 2018, por dyshja janë larguar nga detyrat mbretërore në vitin 2020 për t’u fokusuar në një jetë të re në Los Angeles.
-
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
-
Princi Harry i mohon spekulimet për ndarje nga Meghan Markle
-
Princi Harry nuk ftohet në ditëlindjen e mbretit
-
Babai i Megan Markle i quan mizorë vajzën dhe dhëndrin e tij
-
“Asnjë rol” për Princin Harry në kurorëzimin e Mbretit Charles