Duka i Sussexit, princi Harry, ka folur rreth spekulimeve që kohët e fundit janë bërë për martesën e tij, me dukeshën Meghan, gjatë ngjarjes “DealBook Summit”, të cilën e ka organizuar The New York Times,.
Përgjatë bisedës që Harry po bënte me kolumunistin e Times, Andrew Ross Sorkin, ai u pyet se si ndikon niveli i famës te martesa e tij.
“Nuk është gjë e mirë. Me sa duket jemi divorcuar ndoshta 10 apo 12 herë tashmë. Është e vështirë të përballesh me këto gjëra, prandaj disi i injoron”, ka thënë Harry, raporton USA Today.
Ai ka thënë gjithashtu se ndien shumë keqardhje për mashtruesit.
“Njerëzit për të cilët ndiej më së shumti keqardhje janë mashtruesit. Shpresat e tyre gjithnjë rriten e rriten... dhe në fund nuk ndodh ajo që kanë pritur. Prandaj ndiej keqardhje për ta”, ka thënë Harry.
Pavarësisht thashethemeve, Harry dhe Meghan kanë treguar gjithnjë mbështetje për njëri-tjetrin.
Edhe
Princi Harry dhe Meghan pritet të rikthehen sot në Britani
Ata janë të martuar që nga viti 2018 dhe ngjallën shumë reagime që nga viti 2020 kur u tërhoqën nga detyrat që kishin si pjesëtarë të familjes mbretërore në Britani, për t'u shpërngulur në Kaliforni.
Çifti ka dy fëmijë, princin Archie dhe princeshën Lilibet.
-
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar