Fëmijët e princit Harry dhe gruas së tij Megan Markle kanë bërë një video duke i uruar ditëlindjen gjyshit të tyre, mbretit Charls.
Raportohet se marrëdhëniet në mes të princit Harry dhe babit të tij po fillojnë të përmirësohen pasi që princi telefonoi babanë për t’i uruar ditëlindjen.
“Ishte një bisedë e ngrohtë ”, shkruhej në raportimin e tabloidit “The Telegraph”.
Raportohet se kjo telefonatë ditëlindjeje shënoi një "pikë kthese" për marrëdhënien e dy burrave dhe se pasi shkoi aq mirë, Harry dhe Charles po planifikojnë të flasin përsëri në telefon javën e ardhshme, potencialisht me qëllim që të riparojnë marrëdhënien e tyre të thyer.
Shtypi gjithashtu ka raportuat se mbreti Charls ka pasur bisede telefonike edhe me nusen e Harryt, Megan, gjatë së martës.
Edhe
Takohen pas 19 muajsh mbreti Charles dhe princi Harry
Ndërsa ky është një lajm i mirë për marrëdhënien e princi Harryt me të atin, duket sikur lidhja e tij me vëllain e madh Princi William po vuan një fat tjetër.
Në librin e tij të ri shpërthyes, “Endgame”, reporteri mbretëror Omid Scobie pohoi se "nuk ka kthim prapa" kur bëhet fjalë për marrëdhënien e Harryt dhe Williamit.