Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila mbahet që nga viti 1992, “MTV Movie and TV Awards”, është anuluar për këtë vit dhe pritet të mbahet vitin e ardhshëm në një format të ri.
Anulimi ndodhi pasi aktorja e mirënjohur, Drew Barrymore, nuk pranoi ta udhëhiqte spektaklin pas grevës së skenaristëve dhe aktorëve, e cila u mbajt vitin e kaluar në Hollywood, dhe si rezultat spektakli mbeti pa udhëheqës, raporton FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kam dëgjuar skenaristët, dhe në mënyrë që t'i respektoj me të vërtetë, do të heqë dorë nga udhëheqja e spektaklit ‘MTV Movie and Tv Awards’ dhe do të solidarizohem me protestuesit. Gjithçka që ka të bëjë me filmin e televizionin është lindur nga kreativiteti i tyre dhe deri sa të arrihet marrëveshja, po zgjedh të pres e ta shikoj spektaklin nga shtëpia dhe shpresoj të më bashkëngjiten”, pati thënë Drew në një deklaratë për Variety, vitin e kaluar.
Ajo e ka vlerësuar MTV-në si një ndër partnerët më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.
“Mezi po pres të bëhem pjesë e kësaj vitin e ardhshëm kur do të mund të festojë krijimtarinë që ka bërë MTV-ja, gjë që është një lloj shfaqjeje që u mundëson adhuruesve të zgjedhin se kujt do t’i shkojnë shpërblimet dhe është me të vërtetë televizion gjithëpërfshirës”, ka thënë tutje Drew.
Shefi ekzekutiv i këtij spektakli ka thënë se ekipi i tij dhe ai i Drew patën formuar një atmosferë familjare.
Ndërkohë Bruce Gillmer nga “Paramount Global”, kishte thënë se Drew ka qenë e mrekullueshme.
“Është e vështirë të imagjinohet se do të mund të kemi eksperiencë më të mirë me një udhëheqës. Ajo është një partnere, është e pranishme çdo ditë dhe shumë e përkushtuar. Ajo pati sjellë edhe disa njerëz nga ekipi i saj këtu. Nuk po befasohem se është solidarizuar me skenaristët, për të cilët kemi shumë respekt. Ajo ka mbështetjen tonë të plotë”, kishte thënë ai.
Megjithatë spektakli i MTV për shpërblimet muzikore “MTV Video Music Awards” është raportuar se do të mbahet në New York me 10 shtator.