Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Drew Berrymore dëshiron ta rinisë emisionin e saj pa skenaristë

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit Drew Berrymore po dëshiron ta rinisë emisionin e saj pa skenaristë, në kohën kur greva e aktorëve dhe skenaristëve në Holliwood po vazhdon.

Industria e njohur si industria e argëtimit (Entertainment Industry of Hollywood) është ndalur për shkak të protestave që aktorrët dhe skenaristët e filmave dhe emisioneve, që po kërkojnë paga më të mira dhe që të ju njihet e gjithë puna që e bëjnë.

Si pasojë e grevës janë ndalur shumë emisione e seriale, shkruan FemaleFirst.

Aktorja Drew Berrymore ka ndaluar së transmetuari emisionin “The Drew Berrymore Show”, që nga prilli për shkak të kësaj greve. Por ylli televiziv tani ka bërë të ditur se po dëshiron ta vazhdoi transmetimin e emisionit pa skenaristë.

Ajo ka thënë se në javën e parë të grevës mendonte se ishte gjëja e duhur që të solidarizohej me shkrimtarët.

Drew Berrymore ka shkruar se tani ka zgjedhur që të rikthehet në ekran pavarësisht grevës dhe se emisioni është diçka më e madhe sesa vetë ajo. Gjithashtu Drew bëri të ditur se pavarësisht rikthimit ajo e mbështet grevën.
“Dua të jem aty që të shpërfaq punën e mirë që bëjnë skenaristët, kjo është një mënyrë për të na bashkuar”, ka thënë Drew, duke shtuar se pret që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)