Aktorja e mirënjohur Drew Berrymore e ka pauzuar procedurën e saj për rifillimin e emisionit.
Ajo kishte paralajmëruar javën e kaluar se dëshiron ta rifillojë emisionin e saj ani pse skenaristët e aktorët po e vazhdonin grevën.
Drew mori shumë kritika pasi paralajmëroi rikthimin. Ajo pastaj vendosi ta pauzojë atë deri sa të përfundon greva.
“I kam dëgjuar të gjithë dhe po e marr vendimin që ta pauzojë premierën e emisionit deri sa të përfundojë greva”, ka shkruar Drew në Instagram të dielën.
Ajo gjithashtu u kërkoi falje kolegëve të saj për veprimin që po dëshironte të niste emisionin.
“Nuk kam fjalë të shpreh keqardhjen time më të thellë për të gjithë të cilët i kam lënduar, dhe normalisht, për stafin tonë të pabesueshëm të realizimit të emisionit pa të cilët emisioni nuk do të kishte suksesin që ka sot”, ka shkruar Drew.
Edhe
Drew Berrymore dëshiron ta rinisë emisionin e saj pa skenaristë
Ajo duke përfunduar fjalinë në postim ka shprehur sërish shpresën e saj që kjo grevë të shkojë deri në fund për së miri.
“Ne me të vërtetë u munduam të gjenim rrugën tonë përpara. Dhe unë me të vërtetë besoj në një zgjidhje për të gjithë industrinë shumë shpejt”, ka përfunduar Drew.
Aktorja pati marrë vendim që emisioni të riniste më 18 shtator pa prezencën në punë të tre skenaristëve.
“Ne e mbështesim vendimin që Drew mori për ta pauzuar emisionin dhe e kuptojmë se ky proces ka krijuar shumë vështirësi për të”, ka thënë zëdhënësi i CBS Media.
Ndërkohë edhe shumë të emisione të tjerë që kanë pasur për qëllim rikthimin janë pauzuar.
Greva ndodhi për shkak të dështimit të negocimit të kontratave nga “Alliance of Motion Picture” dhe producentëve televizivë.
Edhe
Drew Berrymore shtyn sërish rifillimin e emisionit
Industria e njohur si industria e argëtimit (Entertainment Industry of Hollywood) është ndalur për shkak të protestave që aktorrët dhe skenaristët e filmave dhe emisioneve, që po kërkojnë paga më të mira dhe që të ju njihet e gjithë puna që e bëjnë.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi