Ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve nga televizioni i muzikës MTV “Europe Music Awards (EMA)”, është anuluar për shkak të zhvillimeve botërore, raporton FemaleFirst.
Kjo ka ndodhur për shkak të konfliktit që po zhvillohet në mes të Izraelit dhe Hamasit.
Ceremonia ishte planifikuar të mbahej në Paris të Francës gjatë nëntorit. Të nominuar për të marrë çmime janë shumë këngëtarë, ndër të cilët ishte edhe e Taylor Swift me 6 nominime.
Kompania “Paramount” e cila organizon ceremoninw për ndarjen e çmimeve për më të mirët e muzikës evropiane, ka lëshuar një njoftim për anulimin e spektaklit.
“Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e zhvillimeve botërore, ne kemi vendosur të mos ecim përpara me ‘MTV EMA 2023’ për shkak të kujdesit për mijëra punonjës, anëtarë të ekuipazhit, artistë, fansa dhe partnerë që udhëtojnë nga të gjithë cepat e botës që të sjellin në jetë shfaqjen. ‘MTV EMA’ është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shfaqen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura. Ne mezi presim të organizojmë përsëri ‘MTV EMA’ në nëntor të 2024", thuhet në komunikatën e “Paramaunt”.
Në këtë ceremoni pritej të dominonte Swift pasi ishte ndër artistët me më së shumti nominime.
Franca ka qenë në gjendje gatishmërie të lartë që kur një mësues u ther me thikë për vdekje në qytetin Arras më 13 tetor. Autoritetet franceze besojnë se vrasja e tij ka lidhshmëri me konfliktin Izreal/Hamas.
Gjithashtu Franca ka rritur sigurinë nëpër aeroporte dhe rreth pallatit të Versajës.