Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Alisa Papaj, fituese e “We sing”

Me interpretimin e këngës “My mind”, Alisa Papaj u shpall fituesja e talent shout “We sing”, në edicionin e parë, mbrëmja finale e të cilit u mbajt të shtunën.

Shpalljen e fituesit e bëri anëtarja e jurisë Alma Bektashi e cila tha se “ndonëse ishte një vendim i vështirë, juria vlerësoi performancën e Papajt në spektrin e përgjithshëm të këngës, kush e këndoi më bukur, më saktë...”

“Jam pa fjalë, faleminderit juria, bendi, jeni të mrekullueshëm, shumë faleminderit” u shpreh me të marrë çmimin Alisa, e cila dikur ishte pjesëmarrëse në “The Voice Kids”.

Në finalen e “We sing” garuan 9 talent të këndimit ndërsa gjatë mbrëmjes u interpretuan edhe këngët “Ti dhe unë“ nga Dren Abazi dhe Kamela Islamaj si dhe “Më lehtë pa dhimje” nga Alban Nimani dhe Dren Abazi.

Juria e edicionit të parë të “We sing” përbëhej nga Alma Bektashi, Kamela Islamaj, Dren Abazi dhe Alban Nimani ndërsa mbrëmja u moderua nga prezantuesja dhe këngëtarja Evi Reçi.

“WE SING” është një talent shou që organizohet për herë të parë në Kosovë nga OJQ “Monumenta” me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse. Shou final u transmetua në Kohavision.