“We sing” është një talent show që i kushtohet ekskluzivisht këndimit dhe po organizohet për të parën herë në Kosovë. Në natën finale të përzgjedhurit do të kenë mundësi të këndojnë bashkë me orkestrën e madhe “Keli Band” nga Tirana, para jurisë profesionale, në përbërje të emrave të njohur: Dren Abazi, Alma Bektashi, Jonida Maliqi dhe Alban Nimani.
Bektashi, tashmë është e njohur si juri në show të formateve të tilla. “We sing” ajo e cilëson si mundësi të mirë për të rinjtë që kanë talent për këndim.
Ajo ka thënë se një prej momenteve më të vështira ne rolin e jurisë është përzgjedhja e vetëm një fituesi, marrë parasysh se të shumtë janë ata që kanë talent në këtë fushë.
Pjesë e jurisë është edhe këngëtari Dren Abazi, i cili ndër të tjera e vlerëson mënyrën se si është organizuar talent show “We sing”
Të drejtë aplikimi kanë personat nga mosha 15-vjeçare nga të gjitha trevat shqipfolëse. Abazi ka thënë se zgjedhja e më të mirit do të bëhet tërësisht në baza të meritave.
Show final do të transmetohet në Kohavision dhe do të moderohet nga prezantuesja dhe këngëtarja Evi Reçi. Të interesuarit mund të aplikojnë në wesing.info, t’i plotësojnë të dhënat dhe ngarkojnë një video duke kënduar në kohëzgjatje maksimale 59 sekonda.