“We sing” është një talent show që i kushtohet ekskluzivisht këndimit dhe po organizohet për të parën herë në Kosovë.
Aplikoni për ta fituar të drejtën që të bëheni pjesë e finales së madhe në mesin e 10 më të mirëve dhe pretendentë për ta fituar çmimin e madh “We sing”.
Në natën finale të përzgjedhurit do të kenë mundësi të këndojnë bashkë me orkestrën e madhe Keli Band nga Tirana, para jurisë profesionale në përbërje të emrave të njohur: Dren Abazi, Alma Bektashi, Jonida Maliqi dhe Alban Nimani.
Show final do të transmetohet në Kohavision dhe do të moderohet nga prezantuesja dhe këngëtarja Evi Reçi.
Të interesuarit mund të aplikojnë në wesing.info, duke plotësuar të dhënat dhe duke ngarkuar një video duke kënduar në kohëzgjatje maksimale 59 sekonda.
Të drejtë aplikimi kanë personat nga mosha 15-vjeçare nga të gjitha trevat shqipfolëse.