“WE SING” është një talent shou që organizohet për herë të parë në Kosovë nga OJQ “Monumenta” me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse. Për më shumë se dy javë ka qëndruar i hapur aplikimi online në platformën wesing.info përmes se cilës kanë aplikuar një numër i madh i talentëve të këndimit.
Të shtunën e 13 majit do të jetë nata finale, ku 10 më të mirët e përzgjedhur do të interpretojnë me orkestrën e madhe Keli Band nga Tirana, para jurisë profesionale në përbërje të emrave të njohur: Dren Abazi, Alma Bektashi, Kamela Islamaj dhe Alban Nimani.
Fituesi i edicionit të parë të “We sing” do të fitojë 1000 euro. Show final do të transmetohet në Kohavision dhe do të moderohet nga prezantuesja dhe këngëtarja, Evi Reçi.
Transmetimi nis në orën 20:45.