Aktorja Blake Lively ka vendosur që t’i ndajë vetë fotografitë e shtatzënisë së saj.
Gjatë fundjavës, ishte vet aktorja ajo që publikoi imazhet me barkun e fryrë në profilin e saj në Instagram, shkruan CNN-i të hënën.
“Këtu janë fotot e mija shtatzënë në jetën reale, kështu që 11 djemtë që presin jashtë shtëpisë time për pamje, do të më lënë të qetë. Po më trembni mua dhe fëmijët e mijë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.
Lively dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, të cilët u martuan në vitin 2012 janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt së bashku.
Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë për dashurinë dhe respektin, duke bërë thirrje për t’ua bërë “unfollow” llogarive që publikojnë fotografi të fëmijëve.
Ylli i “Gossip Girl” zbuloi për herë të parë shtatzëninë e saj javën e kaluar në tapetin e kuq gjatë samitit të 10-vjetorit të Forbes Power Women's në New York City.