Blake Lively ka zbuluar se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin, Ryan Reynolds.
Aktorja e famshme hollivudiane e ka zbuluar shtatzëninë e radhës në tapetin e kuq të enjten, më 15 shtator në samitin e Forbes Women in Power në New York City, raportoi Glamour.
35-vjeçarja, e cila festoi ditëlindjen e saj në Disneyland muajin e kaluar, u paraqit në tapet me një minifustan të tejdukshëm të viteve '70, të cilin e kombinoi me shall të bardhë në qafë, një rrip koke prej sateni dhe vathë të mbuluar me saten.
Reynolds dhe Lively u martuan në vitin 2012 pas një miqësie të stuhishme që filloi në vitin 2011.
Çifti ka tri vajza: James, shtatë vjeç, Inez, pesë vjeç dhe Betty, dy vjeç.
Edhe
Lively dhe Reynolds prindër për herë të katërt
Kjo nuk është hera e parë që Blake Lively ka zgjedhur ta zbulojë shtatzëninë në tapetin e kuq.
Në vitin 2019, aktorja zbuloi shtatzëninë e saj të tretë në premierën e filmit të Reynolds, “Detective Pikachu”.
