Blake Lively e ka mirëpritur në jetë fëmijën e katërt me yllin e kinematografisë, Ryan Reynolds.
Aktorja 35-vjeçare është e martuar me yllin 44-vjeçar të Hollywoodit nga viti 2012, dhe së bashku çifti i ka tri vajza, James, Inez dhe Betty. Por, të dielën ata duket sikur e konfirmuan lajmin se tashmë e kanë mirëpritur në jetë edhe fëmijën e katërt, duke mos zbuluar gjininë e foshnjës apo emrin.
Lively e postoi një fotografi ku shihet me barkun e sheshtë, të cilën e postoi me rastin e ngjarjes më të ndjekur në Amerikë, “Super Bowl”.
Lajmi i mirë vjen disa muaj pasi u raportua se ish-yllit të serialit “Gossip Girl” nuk i kanë mbetur edhe shumë javë për të lindur, dhe ajo që të dy aktorët janë të lumtur me zgjerimin e familjes së tyre.