Këngëtarja e njohur, Cardi B ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së katërt - të parin me partnerin, sportistin Stefon Diggs.
Katër muaj pasi ka konfirmuar romancën me Diggs, fituesja e çmimit “Grammy”, ka pranuar se po pret fëmijën e katërt.
Ajo ka tre fëmijë të tjerë me ish-partnerin, reperin Offset.
“Po pres një fëmijë me të dashurin tim Stefon Diggs”, ka thënë krijuesja e hitit “Up”, në intervistë me gazetaren e njohur Gayle King, në CBS Morning, ka raportuar E News.
Ajo gjithashtu ka folur për emocionet në këtë periudhë.
“Unë e i dashuri im mbështesim shumë njëri-tjetrin. Jemi në të njëjtin hap në karrierat tona. Me të vërtetë më duket sikur jemi më të mirët në punën që bëjmë”, ka thënë reperja.
Ylli ka treguar se nuk i ka treguar askujt lajmin e shtatzënisë derisa doli për të dhënë intervistën.
“Tani që e dini, blini albumin tim në mënyrë që unë te mund te blej pelena e gjëra të tilla. Tani jam nënë e katër fëmijëve”, ka thënë ajo me shaka.