Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktori Ryan Phillippe i lumtur që ka hequr dorë nga lëndët narkotike

Ylli 49-vjeçar, aktori Ryan Phillippe, ka pohuar se po ndjehet mirë, pasi që ka hequr dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Ai ka shkruar për këtë në rrjetin social Instagram, ku edhe ka bashkangjitur një fotografi të tij, teksa shihet i veshur me një bluzë të bardhë e mban syze të stilit aviator.

Image

Ryan ka thënë se ka kaluar kohën më të gjatë pa përdorur lëndë narkotike, që nga adoleshenca, pa e specifikuar saktësisht se sa kohë ka kaluar pa marr ndonjë lloj droge.

"Zyrtarisht koha më e gjatë që kam kaluar pa një lloj nikotine apo marihuane në trupin tim, që kur isha adoleshent”, ka shkruar Ryan në postim.

Ai gjithashtu ka thënë se po ndjehet falënderues për “lirinë” që po ndjen tani, që nuk ka varësi nga substancat narkotike.

Edhe Ryan Phillippe poston fotografi me Resee Witherspoonin gati 16 vjet pas divorcit Showbiz Ryan Phillippe poston fotografi me Resee Witherspoonin gati 16 vjet pas divorcit

“Të qenit esëll, qartësia dhe lidhja shpirtërore, krijojnë ndjesi vërtetë të mirë”, ka thënë ylli.

Aktori që ishte i martuar me yllin Reese Witherspoon, me të cilën ka dy fëmijë dhe një fëmijë tjetër me ish-partneren e tij Akexis Knapp, ka vendosur të kujdeset për veten.

Ryan më parë kishte treguar se kishte problem me depresionin dhe nuk mund të fokusohej në asgjë. Ai pati treguar se ishin ushtrimet dhe meditimi që i kanë ndihmuar.

Ai ka thënë se mendon se njerëzit kanë frikë nga stigmatizimi dhe prandaj nuk flasim për depresionin nëpër të cilin kalojnë.

Edhe Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat Showbiz Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat

“Nuk mendoj se ka ndonjë arsye të mos flitet për gjendjen e depresionit. Ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin përgjatë kësaj rruge duke ofruar këshilla e mënyra si të kalohet kjo gjendje”, pati thënë Ryan.

(Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)