Aktorja e njohur e Hollywoodit, Sofia Vergara, ka treguar se nuk ka konsumuar lëndën narkotike të quajtur kokainë, gjatë xhirimeve të projektit filmik “Griselda”, raporton “USAToday".
Aktorja që luan rolin e lideres së drogës Griselda Blanco, në serialin “Griselda”, që shfaqet në platformën “Netflix”, ka bërë të ditur se nuk ka ditur as se si duhet aktruar për të bërë atë veprim,
Vergara ka thënë në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon” se nuk dinte se si ta interpretonte Griseldën duke konsumuar kokainë, dhe regjisori i serialit Andres Baiz i ka ndihmuar shumë rreth aktrimit edhe për pirjen e duhanit.
“Nuk kam ditur asgjë. Ai më mësoi të pi duhan. Ai më mësoi si të marr kokainë. Ishte e mahnitshme sepse jam 51-vjeçare dhe nuk di të ndez një cigare. Nuk kam marr asnjëherë kokainë. Pra, ishte e mahnitshme, ishte eksperiencë e mirë”, ka thënë Vergara, e cila nuk e kuptoi se po bënte lapsus.
Kur publiku filloi të qeshte, ajo vetëm atëherë e kuptoi se bëri gabim kur zgjodhi fjalët që përdori.
“Kokaina që kam marr gjatë xhirimit ishte false, por më duhej të bëja sikur po e merrja. Edhe duhani ishte fals. Gjithçka ishte false. Vetëm aktrimi ishte real”, shpjegoi pastaj aktorja.
{gallery}
Ajo gjithashtu ka thënë se pasi vëllai i saj ishte pesë e atij biznesi, ajo mendonte se do të dinte ta luante rolin e Griseldas.
“Jam rritur gjatë periudhës kur po ndodhte ngjarja me të vërtetë. Vëllai im ishte pjesë e atij biznesi. Ai u vra gjatë viteve 1990. Mendova me vete se mund ta luaj atë rol”, ka thënë Vergara gjatë emisionit.
Roli i saj në këtë serial vjen pasi u divorcua nga ish burri i saj, Joe Manganiello, me të cilin ishte e martuar për shtatë vjet.