Showbiz

Sofía Vergara: Është makth nëse partneri s’ka para si unë

Sofia Vergara

Sofia Vergara

Foto: Associated Press

Aktorja kolumbiane Sofía Vergara, e njohur për rolin e saj në serialin “Modern Family”, ka folur hapur për pritshmëritë që ka nga një partner i ardhshëm, ka shkruar Huff Post.

Në një intervistë të mërkurën në emisionin “Today with Jenna & Friends”, 52-vjeçarja ka thënë se e di mirë çfarë kërkon nga një lidhje.

“Dua t'i them gjërat bazike, si shëndet dhe dikush që më do”, ka thënë ajo me një buzëqeshje, duke shtuar: “Edhe dikush që është i gjatë dhe i pashëm.”

Por më pas, Vergara foli edhe për një aspekt që shpesh mbetet tabu në marrëdhënie: paratë.

“Dua dikë që ka aq para sa unë, ose më shumë, sepse përndryshe bëhet një makth. Partnerët përfundojnë duke të urryer për këtë”, u shpreh ajo.

E njohur si një nga aktoret më të paguara në botë, Vergara ka theksuar gjithashtu rëndësinë e argëtimit.

“Por dua edhe dikë që është argëtues. Më duhet argëtim në jetën time”, ka thënë ajo.

Aktorja është beqare që nga viti 2023, kur u nda nga bashkëshorti i saj, aktori Joe Manganiello. Shkaku kryesor i ndarjes, sipas Vergarës, ishte mospajtimi rreth dëshirës për të pasur fëmijë.

Në një intervistë për revistën People, ajo pati shpjeguar se të jesh nënë kërkon shumë sakrifica, ndërkohë që gjithashtu ka thënë se i duket vetja pak e moshuar për t'u bërë nënë sërish tani.

“Unë isha tashmë nënë. E di çfarë do të thotë të jesh një nënë e mirë, dhe kjo kërkon shumë sakrifica, shumë energji. Nuk mendoja se ishte e drejtë të sillja edhe një fëmijë në këtë botë kur nuk mund t’i jepja 100%-in tim”, ka thënë aktorja e cila ka një djal 33 vjeç, me ish-bashkëshortin Joe Gonzales.

Megjithatë, aktorja ka theksuar se kjo është zgjedhje personale.

“Kjo është për mua, por e respektoj plotësisht çdo grua që dëshiron të bëhet nënë pas të 50-ave”, ka thënë tutje ylli.

Joe Manganiello, nga ana tjetër, ka hedhur poshtë versionin e Sofías. 

Në një intervistë për Men’s Journal në vitin 2024, ai ka thënë se nuk i ka vënë asnjë “ultimatum” ish-gruas së tij.

“Të më paraqesin si njeriu që pas nëntë vjetësh martesë i vendosi një ultimatum gruas” ‘bëj këtë gjë të rrezikshme për trupin tënd ose unë iki’, kjo nuk është kurrë ajo që kam qenë”, ka thënë artisti.