Disa persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në orët e hershme të së premtes në fabrikën ushtarake “Krusik” në qytetin e Valjevës, ka raportuar N1.
Të lënduarit tashmë janë liruar pas trajtimit mjekësor në emergjencën e spitalit të Valjevës.
Kompania “Krusik” ka lëshuar një njoftim sa i përket shpërthimit, duke thënë se gjatë operacioneve rutinore, një detonator përforcues u aktivizua, duke shkaktuar lëndime te një punonjësi në formë prerjesh.
Sipas kompanisë lëndime të lehta kanë përjetuar edhe katër punonjës të tjerë.
“Punëtorët e lënduar janë dërguar në spitalin e Valjevës për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
-
10 të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë ruse të armëve
-
Shpërthim në një depo armësh në Bullgari
-
Shpërthim në një hidrocentral në jug të Zvicrës
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë