Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Vushtrri sot rreth orës 15:00, ndërsa katër të dyshuar janë shoqëruar në polici për intervistim. 

“Sot, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Personi i lënduar  mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor. Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të  dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje.  Rrjedha hetimore  po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.