Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë ruse në Urale, që prodhonte municione dhe armë për ushtrinë, thonë raportet.
Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë shpërthime dhe zjarr në fabrikën ushtarake Plastmass në Kopeisk, pranë qytetit të Chelyabinsk
Guvernatori rajonal, Alexei Teksler, nuk ka specifikuar se cila fabrikë ishte goditur, por ka konfirmuar numrin e të vdekurve.
Agjencia e lajmeve Tass ka thënë se 18 persona të tjerë janë plagosur.
Autoritetet nuk kanë thënë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por Teksler theksoi se nuk bëhet fjalë për një sulm me dron.
Zjarri është shuar teksa hetuesit thonë se kanë hapur një hetim penal për shpërthimin.
-
Shkon në 25 numri i të vdekurve nga shpërthimi i fabrikës në Rusi
-
Zjarr në një fabrikë ruse, të paktën 11 të vdekur dhe rreth 130 të lënduar
-
Shpërthim në fabrikën e municioneve në Turqi, 12 të vdekur
-
Ukraina godet një fabrikë raketash brenda Rusisë
-
12 të vrarë nga një sulm rus pranë një autobusi në Ukrainë