Bashkimi Evropian mund t'i përfundojë negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi deri në fund të këtij viti dhe mund të nënshkruajë traktatin e anëtarësimit me këtë vend që në qershor të vitit 2027, ka njoftuar të mërkurën Komisioni Evropian (KE).
“Për herë të parë që nga viti 2011, kur BE-ja përfundoi negociatat e anëtarësimit me Kroacinë, Bashkimi Evropian është në një pozitë që së shpejti të përmbyllë negociatat e anëtarësimit me një tjetër vend kandidat, Malin e Zi”, thuhet në raportin vjetor të politikës së zgjerimit të BE-së.
“Kjo dëshmon përpjekjet e vazhdueshme të Malit të Zi për të avancuar në rrugën drejt integrimit evropian dhe për të zbatuar reformat e nevojshme për ta bërë realitet anëtarësimin në BE”, thuhet në raport.
Komisioni ka shtuar se “konsideron se negociatat e anëtarësimit mund të përmbyllen realisht deri në fund të vitit 2026”.
-
BE-ja nis hartimin e traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi
-
KE-ja do të propozojë mohimin e vetos për vendet e reja anëtare të BE-së
-
Komisioni Evropian për zgjerimin e BE-së do të propozojë mohimin e vetos për vendet e reja anëtare
- Reforma e zgjerimit të BE-së mund të hapë një dritare për Kosovën
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj