Përderisa për Malin e Zi dhe Shqipërinë synohet përmbyllja e suksesshme e negociatave të anëtarësimit, pasi këto dy vende kanë avancuar më së shumti, për vendet tjera synohet një fazë kalimtare gjatë së cilës do të ndiqej synimi i integrimit gradual në ato fusha ku do t’i përmbushnin kriteret pa pasur nevojë për të pritur anëtarësimin formal në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian javën që vjen, më saktësisht me 6 tetor, do të miratojë një raport për politikën e zgjerimit ku do të bëjë një analizë të gjerë dhe precize të këtij procesi të rëndësishëm dhe sfidave që ka për BE-në, por edhe të japë disa rekomandime për hapat që duhet të ndërmerren për ta bërë zgjerimin me sukses të dyanshëm.
Sipas propozimeve të komisionit të cilat do t’i prezantohen BE-së për vendet e reja anëtare do të vendosen disa kufizime, së paku në një fazë të kufizuar kohore. Kjo do të përfshinte përkohësisht edhe mohimin e së drejtës së vetos e në raste ekstreme, nëse do të ketë dëshmi se vendi i ri anëtare nuk i respekton vlerat themelore të BE-së, do të mund të çonte edhe deri tek heqja e të drejtës së votës.
Në raste kur vendi i ri anëtar nuk do të kishte mundësi për të përdorur të drejtën e vetos, Këshilli do të bënte përpjekje maksimale për të adresuar ndonjë interes vital kombëtar të atij vendi.
BE shpesh në të kaluarën ka pasur raste kur vendimet janë bllokuar vetëm nga një shtet anëtar. Kjo ka ndodhur edhe në rastet e sanksioneve ndaj ndonjë shteti apo në çështjet tjera të politikës së jashtme.
Përderisa do të mohohej përkohësisht e të drejtat e vetos për vendet e reja anëtare, Komisioni propozon që të zgjerohet fusha e vendimmarrjes me shumicë të kualifikuar në përgjithësi që do të hiqte të drejtën e vetos edhe për vendet e tashme anëtare. Kjo do ta bënte BE-në më të aftë për të vepruar ndërkohë që nuk do të prekte traktatet themellore të bllokut. Për ndryshimin e traktateve është i nevojshëm pajtimi i të gjitha vendeve anëtare dhe pastaj ratifikimi i këtyre ndryshimeve në Parlamentet e secilit vend, diçka që është bërë shumë joreale.
Edhe Reforma e zgjerimit të BE-së mund të hapë një dritare për KosovënTë ashtuquajtura “klauzola mbrojtëse”, BE-ja do të vendoste edhe në aspektin financiar, atë institucional, tregun e përbashkët, çështjet e brendshme dhe disa fusha tjera. Por këto nuk do të ishin të njëjta për secilin vend të ri anëtar sepse, sipas propozimit të Komisionit Evropian, do të dizajnohen veç e veç për secilin kandidat duke i pasur parasysh specifikat e tyre.
Mali i Zi duket se do të jetë vendi i parë i ri anëtar në të ardhmen. Ai nuk do të paraqesë ndonjë sfidë për BE-në në asnjë aspekt. Një qytetari të BE-së, pranimi i Malit të Zi do t’i kushtonte më pak se 1 euro në vit. Por gjërat do të ndryshonin shumë me vendet tjera, sidomos nëse në radhe do të jetë Ukraina.
Komisioni Evropian beson se një prej ndryshimeve praktike do të duhej të jetë kalimi i vendimeve me shumicë të kualifikuar në vend të unanimitetit. Madje Komisioni vlerëson se edhe tash sipas Traktatit konsensusi është i nevojshëm vetëm për pranimin e një vendi të ri anëtar ndërsa Këshilli po e përdorë në praktikë konsensusin në secilin hap, përfshirë edhe hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Kjo, beson Komisioni Evropian, mund të ndryshohet me vendim të Këshillit pa pasur nevojë të ndryshohen traktatet e BE-së.
Komisioni Evropian pritet të propozojë kalimin e vendimeve me shumicë të kualifikuar në vend të konsensusit në procesin e negociatave të anëtarësimit në hapat e ndërmjetëm, duke ruajtur konsensusin për vendimin përfundimtar. Po ashtu do të kërkohet nga vendet e reja anëtare zotimi se nuk do të përdorin veton e tyre as në vazhdimin e zgjerimit.
Edhe
BE-ja mund t'ua mohojë shteteve të reja anëtare të drejtën e vetos
Përderisa për Malin e Zi dhe Shqipërinë synohet përmbyllja e suksesshme e negociatave të anëtarësimit, pasi këto dy vende kanë avancuar më së shumti, për vendet e tjera synohet një fazë kalimtare gjatë së cilës do të ndiqej synimi i integrimit gradual në ato fusha ku do t’i përmbushnin kriteret pa pasur nevojë për të pritur anëtarësimin formal në Bashkimin Evropian.
Artikulli në përditësim...