Përderisa për Malin e Zi dhe Shqipërinë synohet përmbyllja e suksesshme e negociatave të anëtarësimit, pasi këto dy vende kanë avancuar më së shumti, për vendet tjera synohet një fazë kalimtare gjatë së cilës do të ndiqej synimi i integrimit gradual në ato fusha ku do t’i përmbushnin kriteret pa pasur nevojë për të pritur anëtarësimin formal në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian javën që vjen, më saktësisht me 6 tetor, do të miratojë një raport për politikën e zgjerimit ku do të bëjë një analizë të gjerë dhe precize të këtij procesi të rëndësishëm dhe sfidave që ka për BE-në, por edhe të japë disa rekomandime për hapat që duhet të ndërmerren për ta bërë zgjerimin me sukses të dyanshëm.
Sipas propozimeve të komisionit të cilat do t’i prezantohen BE-së për vendet e reja anëtare do të vendosen disa kufizime, së paku në një fazë të kufizuar kohore. Kjo do të përfshinte përkohësisht edhe mohimin e së drejtës së vetos e në raste ekstreme, nëse do të ketë dëshmi se vendi i ri anëtare nuk i respekton vlerat themelore të BE-së, do të mund të çonte edhe deri tek heqja e të drejtës së votës.
Item in update...