КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Рајон

ЕК: Црна Гора би могла да потпише уговор о приступању ЕУ у јуну 2027.

Мали и Зи

Фото: Ассоциатед Пресс

Bashkimi Evropian mund t'i përfundojë negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi deri në fund të këtij viti dhe mund të nënshkruajë traktatin e anëtarësimit me këtë vend që në qershor të vitit 2027, ka njoftuar të mërkurën Komisioni Evropian.

“Për herë të parë që nga viti 2011, kur BE-ja përfundoi negociatat e anëtarësimit me Kroacinë, Bashkimi Evropian është në një pozitë që së shpejti të përmbyllë negociatat e anëtarësimit me një tjetër vend kandidat, Malin e Zi”, thuhet në raportin vjetor të politikës së zgjerimit të BE-së.

“Kjo dëshmon përpjekjet e vazhdueshme të Malit të Zi për të avancuar në rrugën drejt integrimit evropian dhe për të zbatuar reformat e nevojshme për ta bërë realitet anëtarësimin në BE”, thuhet në raport.

Komisioni ka shtuar se “konsideron se negociatat e anëtarësimit mund të përmbyllen realisht deri në fund të vitit 2026”.