Vendet e Bashkimit Evropian vendosën të mërkurën ta fillojnë punën për hartimin e një traktati anëtarësimi për Malin e Zi, duke shënuar një fazë të re në rrugën e vendit drejt BE-së, raporton agjencia “Reuters”.
"Kjo është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për t’i përshpejtuar reformat”, ka shkruar komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos në një postim në X. "Ajo gjithashtu ofron një mundësi për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e kaluara dhe për të përfshirë masa të reja dhe më të forta mbrojtëse në traktatet e ardhshme të anëtarësimit për të parandaluar prapakthimin në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore”.
Qeveria e Malit të Zi ka thënë se shpreson të anëtarësohet në BE deri në vitin 2028. Mali i Zi u bë shtet i pavarur në vitin 2006. Ka një popullsi prej rreth 600,000 banorësh.
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa e përgëzoi Malin e Zi të mërkurën.
"Vendimi për të themeluar Grupin e Punës për të hartuar Traktatin e ri të Anëtarësimit është një moment kyç”, tha ai.
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Ukraina dhe Moldavia hyjnë të hënën në fazën e parë të negociatave për anëtarësim në BE
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj
-
“Anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri më 2028 – realitet”
-
BE-ja mund t'ua mohojë shteteve të reja anëtare të drejtën e vetos