Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Turku i famshëm tregon se si ndihej gjatë garimit me dorë në xhep

Qitësi turk, Yusuf Dikec

Qitësi turk, Yusuf Dikec, që u bë viral për mënyrën e garimit në Lojërat Olimpike të Parisit, tha se kishte “stuhi” brenda tij, pasi fitoi medaljen e argjendtë në garën ekipore mikse në gjuajtje me pistoletë ajrore në 10 metra. Dikec u bë i famshëm për faktin se nuk i kishte pajisjet e qitësve të tjera, ndërsa mbante njërën dorë në xhep derisa kryente gjuajtjet e sakta.

Qëndrimi i tij i veçantë i solli Dikecit tifozë të shumtë. Ka pasur shumë postime pasi fotografitë e tij nga Parisi u shpërndanë në internet. Ikona e re e atletikës, Mondo Duplantis, festoi sipas mënyrës se si Dikeci garon, ndërsa postimet e Elon Musk bënë që turku të ketë famë globale.

Ai shmangu pajisjet e teknologjisë së lartë që i kanë garuesit e tjerë në qitje. Zgjodhi syze të rregullta kur së bashku me Sevval Ylayda Tarhan fituan medaljen e argjendtë dhe siguruan vendin në podiumin olimpik.

“Në atë moment  të gjithë më thonë se dukesha i qetë, por në fakt stuhitë po shpërthenin brenda meje”, tha Dikec, ish-oficer i xhandarmërisë turke.

“Mendoj se poza ime e gjuajtjes përfaqësonte shumë mirë frymën olimpike: lojën e ndershme, thjeshtësinë, qartësinë dhe natyrshmërinë. Kjo mendoj që është arsyeja pse poza ime mori aq shumë vëmendje”, ka thënë sportisti turk.

Edhe Pa pajisje, por me sukses - fotografia e shenjëtarit turk bën të gjithë tifozët për vete Paris 2024 Pa pajisje, por me sukses - fotografia e shenjëtarit turk bën të gjithë tifozët për vete

Fama e Dikecit u bë edhe më  e madhe pas  ndërveprimit me Elon Muskun në X.

Duke ndarë një foto nga Olimpiada, Dikec shkroi: “Përshëndetje Elon, a mendoni që robotët e ardhshëm mund të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike me duar në xhepa? Si thua për një diskutim për këtë në Stamboll, në kryeqytetin kulturor që bashkon kontinentet?”.

Musk u përgjigj: “Robotët do të godasin në qendër vazhdimisht”.

Garuesi nga Suedia në kërcim me purtekë, Duplantis imitoi pozën e veçantë të Dikecit pas fitores në Lojëra Olimpike. Duplantis theu tjetër rekord të botës në kërcim me purtekë.

Edhe Kryemjeshtri Kuka tërheq vërejtjen për “ngecjen e madhe” në sport Luftarake Kryemjeshtri Kuka tërheq vërejtjen për “ngecjen e madhe” në sport

“Është mirë të shohësh që njerëzit me zemër të mirë ndihen afër njëri-tjetrit”, tha Dikec.
Lidhur me synimet që i ka në karrierë, Dikec tha: “Unë dhe partnerja ime do të marrim medaljen e artë në Lojërat ‘Los Angeles 2028’”.

Ai i ka thënë medalistit të artë në Paris se “ia ka huazuar medaljen e artë deri në vitin 2028”.