Vëllezërit Ismet dhe Endrit Ademi kanë debutuar të shtunën mbrëma në boksin profesionist.
Në një mbrëmje në Hamburg të Gjermanisë, të organizuar nga “Universum Boxing”, dy boksierët e kategorisë së rëndë shënuan fitore me nokautë në raundin e parë.
Ismet Ademi fitoi ndaj Klismans Bolano të Venezuelës, ndërsa Endrit Ademi e mposhti Geriso Aduashvilin e Gjeorgjisë.
Vëllezërit shqiptarë i përfunduan meçet me pak goditje, duke mos u sfiduar seriozisht.
Të dy vlerësohen me të ardhme në boks, ndërsa në meçet e ardhshme pritet të kenë kundërshtarë më të fortë përballë. Vetëm në këtë mënyrë mund të afrohen me luftërat e vlefshme për tituj.
Ata kanë pasur karrierë edhe në boksin amator.
Artikuj të ngjashëm