Garuesit e përfaqësueses së Kosovës në karate u nisën drejt Gjermanisë me synime të mëdha. Por karateistët e kosovës e mbyllën paraqitjen në Evropianin që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, pa iu afruar zonës së medaljeve.
Për më tepër, në ditën e dytë të Evropianit, karateistët e Kosovës nuk kaluan asnjë kundërshtar.
Të enjten në tatami u paraqitën Mujë Krasniqi, Qëndresa Ibrahimi, Islam Selmani dhe Albulena Gërvalla.
Krasniqi ishte i lirë në raundin e parë, ndërsa në të dytin e kategorisë deri 67 kilogramë humbi nga karateisti i Islandës, Josh Samuel Ramos.
Në luftën e parë u ndal edhe karateistja Ibrahimi. Ajo e humbi luftën e kategorisë deri 55 kilogramë nga karateistja e Gjeorgjisë, Lizi Zviadauri.
Edhe
Karateistët e Kosovës të pasuksesshëm në ditën e parë të Evropianit
Albulena Gërvalla po ashtu u ndal në xhiron e parë nga karateistja e Spanjës,
Mireia Vizuete, në kategorinë deri 50 kilogramë.
Shpresat më të mëdha karateja kosovare i kishte te nënkampioni i Botës i kategorisë deri 60 kilogramë, Islam Selmani.
Slemani përballë e kishte spanjollin, Unai Tolosa Chica, nga i cili humbi në luftën e parë të Evropianit që nisi të mërkurën.
Në ditën e parë të Evropianit u paraqitën Fortesa Orana, Benjamin Shabani, Vlera Qerimi, Jakup Ajdari, Elmedina Istogu dhe Betim Maliqi. Në kata Kosova u përfaqësua nga Blendi Salihu dhe Alma Loki, që po ashtu nuk patën sukses.
Edhe
Evropiani në karate nis të mërkurën, nënkampioni botëror garon të enjten
Zonës së medaljeve nuk iu afruan as karateistët e Shqipërisë, Orges Arifi, Rami Rigers, Bekim Basha, Melos Gashi dhe Blodin Pakashtica.