Dunia Sibomana-Rodriguez mezi i shpëtoi një sulmi të shimpanzeve kur ishte gjashtëvjeçar. Tani 18-vjeçari po konsiderohet prej mundësve më të mirë të shkollave të mesme në SHBA, shkruan mediumi zviceran “20 Minuten”.
“Isha me familjen time dhe shimpanzetë u shfaqën papritur. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt”, ka thënë Dunia Sibomana-Rodriguez për “New York Post”. Ai ka përshkruar momentin që ia ndryshoi jetën përgjithmonë.
Ishte sulmuar nga një grup shimpanzeshë derisa po luante në “Virunga National Park” në Kongo.
Sulmi i majmunëve të mëdhenj ndodhi në vendin e lindjes së djaloshit, jeta e të cilit ndryshoi më pas. Shtazët mbytën vëllain e tij katërvjeçar dhe një fëmijë tjetër, të afërm të Dunias.
Sibomana-Rodriguez mbeti me lëndime të shumta në fytyrë. Fytyra e tij tregon një histori që ai mezi e kupton.
Edhe
Minoungou e ka tregimin më inspirues në Botërorin e Klubeve
“Kur pashë fytyrën time në pasqyrë për herë të parë, u shokova”, kujton ai.
“Deri më tani i kam pasur 16 operacione”, tregon djaloshi, fytyra e të cilit u dëmtua rëndë gjatë sulmit. Dëmtimi në gojën e tij është ende shumë i dukshëm dhe për këtë arsye ai flet me vështirësi.
Pos lëndime në fytyrë, shimpanzetë i kafshuan edhe gishtin e mesëm të majtë dhe një pjesë të veshit të djathtë. I shktarërruan një pjesë të parakrahut të majtë dhe i lanë shenja të tjera në trup.
Operacionet e shumta u bënë të mundura falë financimit nga një organizatë jofitimprurëse në SHBA.
Në SHBA, Sibomana-Rodriguez jetoi me tri familje të ndryshme pritëse, pasi prindërit e tij vdiqën në moshë të re. Në Kongo ai u dërgua në rrugë për të kërkuar para, kurse fillimi në SHBA po ashtu nuk ishte i lehtë. Ai është ngacmuar për shkak të pamjes.
“Jam ngacmuar dhe thjesht jam trajtuar keq”, thotë djaloshi.
Situata u përmirësua kur ai gjeti strehim te familja e Miguel Rodriguez në Long Island të New Yorkut.
Mundësi i apasionuar e adoptoi dhe e prezantoi me sportin.
Edhe
Supertalenti i radhës – 18-vjeçari i gjatë 2.29 metra dëshiron të luajë në NBA
“Ndonëse nuk kam ditur shumë për të, mundja ishte saktësisht për mua”, thotë mundësi me trup të ndërtuar mirë. Ai u përfshi plotësisht në sportin e Miguel Rodriguezit, që e mori nën kujdes. Në Nassau County i fitoi pesë tituj. I kishte tre tituj shtetërorë dhe të arritura të tjera.
Sibomana-Rodriguez ëndërron që një ditë të garoi në Lojëra Olimpike. Ai po ashtu ka synime të mëdha sa i takon shkollimit. Ai planifikon të punojë në financa pasi të përfundojë shkollën e mesme.