Kur ai paraqitet në sallën sportive, bëhet errët. Jo vetëm që Jongkuch Mach është i gjatë, por ai është gjigant.
Vetëm 18-vjeçar, Mach është i gjatë 2.29 metra dhe luan basketboll. Në Australi, tinejxheri vlerësohet talent i madh.
Ai së pari luajti basketboll në moshën 14-vjeçare. Pasioni i tij fillimisht ishte futbolli. Por u bë shumë i gjatë për këtë sport, shkruan “20 Minuten”.

Si 14-vjeçar ai tashmë kishte gjatësi prej 1.93 metra.
“Jam detyruar të luaj basketboll pasi isha shumë i gjatë. Por tani e dua këtë sport. Me jep shumë kënaqësi”, ka thënë Mach për “Sydney Morning Herald”.
Edhe
18-vjeçarja Ziyu, basketbollistja më e gjatë në botë
Ëndrra e madhe e gjigantit tani është NBA, liga më e fortë e basketbollit në botë.
Nick Kalinowski, analist i draftit të NBA-së, shkroi: “Me gjatësinë e pabesueshme, qendra australiane mund të jetë aktualisht talenti më interesant në botë. Me gjithë shtatin e jashtëzakonshëm, Mach është befasisht i shkathët. Ai vrapon vazhdimisht në dy anët e fushës dhe ngulit topin pa pasur nevojë të kërcejë”.
Mach e ka për model një lojtar nga Franca. Bëhet fjalë për superyllin Victor Wembanyama të San Antonio Spurs.
“E shikoi vazhdimisht se si luan. Të jem i sinqert, jam edhe më i gjatë se ai. Por ai është gjigant”, ka thënë Mach.
Australiani shpreson që një ditë të luajë me Wembanyaman, që është i gjatë 2.24 metra. Wembanyama tashmë është prej emrave më të njohur të basketbollit në botë.
“Së bashku do të ishim të pandalshëm”, thotë Mach.
Muaj më parë Mach e përfundoi shkollën e mesme dhe ishte në gjendje të fokusohej në rritjen e muskujve.
Edhe
13 pikë të gjigantes prej 223 centimetra në ndeshjen e Botërorit
“Po mundohem të ha diçka mes stërvitjeve dhe vakteve të rregullta. Po ha shumë më tepër se zakonisht. Faktikisht po ha çdo gjë që më vjen në dorë”, tregon talenti i basketbollit.
Paraqitjet e tij në programin e talenteve të Australisë tashmë i kanë siguruar tri oferta në kolexhet amerikane. Transerimi nga Australia për në SHBA qartë se do të rriste shpresat për bashkim me NBA. Caku i tij është drafti i vitit 2028. Do të jetë 20-vjeçar dhe nëse rritet edhe për tri centimetra do të bëhet lojtari më i gjatë në histori të NBA-së.