18-vjeçarja Zhang Ziyu ka impresionuar të gjithë me gjatësinë por edhe me talentin që ka, në paraqitjen debutuese në elitën e basketbollit kinez.
Ajo të dielën luajti për Shandong Shijiazhuang dhe shkëlqeu në fitoren 106:93 ndaj Hebei Win Power.
I realizoi 15 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZiyu është e gjatë 226 centimetra dhe peshon pak më shumë se 100 kilogramë.
Ajo konsiderohet si basketbollistja më e gjatë në botë.
Zhang Ziyu e ka të njëjtën gjatësi me yllin e NBA-së, Victor Wembanyama që paraqitet te San Antonio Spursi. Wembanyama është basketbollisti më i gjatë në NBA.
Zhang dhe Wembanyama janë vetëm pesë centimetra më të shkurtër se basketbollistët më të gjatë në histori të ligës NBA, Gheorghe Mureshan dhe Manute Bol, që kishin gjatësi 231 centimetra.
18-vjeçarja Zhang është basketbollistja më e re në kampionatin elitar kinez.
Zhang i pati edhe gjashtë kërcime.