Posta e Kosovës, përmes filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me titull “Distria Krasniqi”.
Sipas njoftimit kjo është bërë për të nderuar një nga sportistet më të mëdha të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky emision i veçantë filatelik i kushtohet kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, e cila është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë”, thuhet në njoftim.
Pamjet e pullës dhe informatat për këtë emision thuhet se janë siguruar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë.
“Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës nderon një histori suksesi dhe frymëzimi, duke e shndërruar imazhin e Distrias në një simbol që do të udhëtojë përtej kufijve, si ambasadore e vlerave tona kombëtare”, thuhet në njoftim.

