Xhudistët Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë sportistët më të mirë në Kosovë për vitin 2025.
Komiteti Olimpik i Kosovës të premten mbrëma ka shpallur më të mirët për vitin e kaluar, ndërsa Distria e Akili fituan çmimet kryesore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDistria ishte e pakonkurrencë falë titullit të Evropës dhe medaljes të argjendtë botërore. Ndërkohë Akili është dalluar prej sportistëve të sporteve olimpike, falë vendit të shtatë në Evropë dhe vendit të dytë në Grand Slamin e Parisit.
Pa konkurrencë, trajneri më i mirë i vitit ishte Driton Kuka.
Kombëtarja A e futbollit për meshkuj dhe ajo U17 për vajza janë Kombëtaret e vitit 2025. Ndërkohë Çmime Speciale janë ndarë për Laura Fazliun dhe Astrit Hasanin.
Janë ndarë edhe shumë mirënjohje.