Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimi i fermentuar që ndihmon në largimin e mikroplastikës nga trupi

Lakër turshi

Lakër turshi

Një studim i ri sugjeron se një ushqim shumë i njohur mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi i njeriut.

Bëhet fjalë për Kimchi, një pjatë tradicionale koreane me perime të fermentuara, zakonisht lakër ose rrepë koreane, ka raportuar revista People.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Ushqimet e fermentuata apo turshi

Sipas një studimi të publikuar në muajin maj 2026 në revistën Bioresource Technology, kimchi mund të ndihmojë në eliminimin e mikroplastikës nga organizmi.

Çka janë mikroplastikat?

Nanoplastikat dhe mikroplstikat janë grimca shumë të vogla plastike që vijnë nga shpërbërja e produkteve të përditshme. Ato janë aq të vogla sa mund të depërtojnë në qeliza, inde dhe madje edhe në barrierën gjak-tru.

Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), këto grimca vijnë kryesisht nga ndotja e mjedisit, sidomos nga ushqimi dhe uji që konsumojmë.

Si ndihmon kimchi?

Studiuesit zbuluan se një bakter i acidit laktik që gjendet në kimchi, Leuconostoc mesenteroides, ka aftësinë të lidhet me mikroplastikat në zorrë.

“Bakteri ndihmon që mikroplastikat të bashkohen mes tyre në zorrë dhe të largohen nga trupi përmes jashtëqitjes”, thuhet në raportin e studimit.

Në testet e bëra te minjtë, është vërejtur se minjtë që morën këtë bakter treguan më shumë se dyfishim të nmikroplastikave të nxjerra përmes jashtëqitjes.

Ky rezultat sugjeron se probiotikët e kimchit mund të ndihmojnë trupin të pastrohet nga këto grimca të dëmshme.

Sipas studiuesve, largimi i mikroplastikave është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në organizëm nëse grumbullohen.

Edhe ushqime të tjera mund të ndihmojnë

Kimchi nuk është i vetmi ushqim me këtë efekt.

Një studim tjetër, i cituar nga revista Food & Wine dhe i realizuar nga studiues në Universitetin Tarleton, ka treguar se edhe bamja dhe fenugreku mund të ndihmojnë.

Kur këto ushqime u shtuan në ujë të ndotur, ato krijuan një lloj “barriere” që i bashkoi mikroplastikat, duke i bërë më të lehta për t’u ndarë nga uji dhe për të rënë në fund.