Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet e pasura me kolagjen që e ngadalësojnë plakjen

Kolagjeni është proteina kryesore për indet e ndryshme lidhëse në trupin e një personi. Është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës. Pra, nëse vëreni rrudha në lëkurë është një sinjal se niveli i kolagjenit në trupin tuaj është zvogëluar. Mbajtja e një diete të mirë është një nga mënyrat për ta ngadalësuar uljen e nivelit të kolagjenit.

Ndonjëherë, kolagjeni konsiderohet edhe si një “ngjitës”, pasi pa të, trupi ynë thjesht do të ndahej përgjysmë. Trupi i njeriut mund ta prodhojë vetë sasinë e nevojshme të kolagjenit. Megjithatë, pas moshës 25-vjeçare, niveli i prodhimit të tij natyral fillon të ngadalësohet. Kjo është koha kur shfaqen rrudhat e para, pasuar më pas nga artriti.

Por, çfarë duhet të hamë për ta parandaluar që kjo të ndodhë?

Lëng kockash dhe salmon

Supa e kockave është ndoshta një nga opsionet më të mira ushqimore. Duhet të përpiqeni ta konsumoni çdo ditë. Salmoni përmban zink dhe minerale që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Përveç kësaj, yndyrat omega-3 hidratojnë lëkurën dhe ndihmojnë për ta mbajtur atë të re. Rekomandohet ta konsumoni dy herë në javë. Perimet jeshile dhe frutat me vitaminë C

Edhe Kolagjeni funksionon për elasticitetin e lëkurës, por nuk i ndalon rrudhat Lifestyle Kolagjeni funksionon për elasticitetin e lëkurës, por nuk i ndalon rrudhat

Perime

Perimet e gjelbra janë ushqimet më të mira për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Ato gjithashtu mund të parandalojnë një shkatërrim të parakohshëm të kolagjenit. Të gjitha perimet jeshile përmbajnë klorofil që rrit sasinë e kolagjenit në lëkurë. Klorofili mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV dhe radikalet e lirë që gjithashtu çojnë në plakjen e lëkurës. Sasia e perimeve që duhet të hani varet nga aktiviteti juaj fizik: sa më shumë që lëvizni, aq më shumë mund të hani.

Fruta me vitaminë C

Vitamina C që gjendet tek frutat ndihmon aminoacidet për të prodhuar prolinën. Prolina është një kimik i nevojshëm për prodhimin e kolagjenit. Vitamina C gjithashtu mbron trupin nga toksinat në mjedis. Në mënyrë që të merrni një dozë të mirë të vitaminës C, ju duhet të hani 2 porcione frutash në ditë.

Vezë

Vezët janë një produkt që sikurse lëngu i kockave, përmbajnë kolagjen në vetvete, megjithatë nuk duhet të konsumoni më shumë sesa dy vezë në ditë.

Fara

Edhe Rritja e nivelit të kolagjenit në trup në mënyrë natyrale Lifestyle Rritja e nivelit të kolagjenit në trup në mënyrë natyrale

Farat e lulediellit dhe farat Chia janë shumë të rekomandueshme. Farat e kungullit janë një burim i zinkut që stimulon prodhimin e kolagjenit. Ushqimet që përmbajnë zink ngadalësojnë ndarjen e proteinës. Gjithashtu, zinku rrit shpejtësinë e rigjenerimit të lëkurës që është e nevojshme për lëkurë të shëndetshme. Mund t’i kombinoni edhe në sallata, dy herë në ditë.

Farat Chia përmbajnë yndyrat omega-3 që stimulojnë përtëritjen dhe hidratimin e qelizave të lëkurës. Ju mund t’i shtoni ato në sallata dhe sidomos në ‘smoothie’/neps.al