Lëkura gjithmonë e kuruar dhe e hidratuar, sidomos gjatë verës është një nga gjërat më të dëshiruara nga gratë e të gjitha moshave.
Detoksifikimi në lëkurë mund të garantohet edhe nga ushqimet, si këto më poshtë:
Frutat e kuqe
Të shijshme dhe me një përmbajtje të lartë glikopeni që e ndihmon lëkurën të gjenerojë kolagjen në sasi të mëdha. Mund të zgjidhni mes luleshtrydheve, mjedrave, mollëve të kuqe, qershive, etj.
Avokado
Edhe
Vitaminat e nevojshme për lëkurë të pastër dhe të shëndetshme
Avokadoja është një prej ushqimeve më efikase për ta vonuar plakjen, është e pasur me vitamina A, C, E dhe K, si dhe me minerale si kaliumi, bakri, e hekuri, që edhe konsiderohen gjeneratorë të enzimave antioksidante. Gjithashtu përmban acid linoleik, i cili e ndihmon lëkurën të duket e shëndetshme.
Çajet
Çajet e konsumuar pa sheqer në të gjitha llojet e tyre ofrojnë përfitime të mëdha mes të cilave, një pamje më rinore, falë faktit që ndihmojnë në detoksifikimin e trupit dhe ushqyerjen e lëkurës në mënyrë komplet natyrale. Një çaj jeshil në ditë është një burim i pasur antioksidantësh që parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.
Frutat e thata
Acidet yndyrore si kolagjeni, Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9 janë thelbësore për ta ruajtur freskinë dhe rininë e lëkurës, kështu që arrat, bajamet, fëstëkët, lajthitë dhe kikirikët nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj të përditshme.
Edhe
Sekretet që ju duhen për t’i parandaluar rrudhat
Vitamina C
Përveç faktit se e mban larg gripin dhe alergjitë, kjo vitaminë promovon dhe prodhimin e kolagjenit. Opsionet më të mira për t’u konsumuar janë: limoni, portokalli, kivi, domatet, papaja, shalqiri dhe guava.