Ndërsa njeriu plaket, niveli i kolagjenit në trup fillon të bjerë, dhe kjo ndikon dukshëm në pamjen e lëkurës. Që nga mesi i moshës 20 vjeçe, kolagjeni fillon të degradohet me rreth 1 për qind në vit, duke sjellë humbje elasticiteti, zgjerim të poreve dhe shfaqje të rrudhave.
“Kolagjeni është si skele që mban strukturën e lëkurës. Pa të, ose me më pak prej tij, lëkura humb qëndrueshmërinë dhe fillon të varet”, ka shpjeguar për Vogue dermatologia Emma Craythorne.
Çfarë është kolagjeni dhe pse është i rëndësishëm?
Kolagjeni ndodhet kryesisht në dermë, shtresa e dytë e lëkurës, dhe ka rol thelbësor në:
-Forcimin dhe butësinë e lëkurës
-Shërimin e plagëve
-Mbajtjen e lagështisë
“Kolagjeni është proteina më e bollshme strukturore në trupin e njeriut dhe ka rol qendror në ruajtjen e integritetit, fortësisë dhe elasticitetit të lëkurës”, ka thënë doktoresha Sophie Shotter, mjeke estetike.
Te lëkura e re, kur e shtyp pak, ajo rikthehet menjëherë në vend, falë kolagjenit. Por me kalimin e viteve, ky efekt zhduket.
Pse bie niveli i kolagjenit?
Rrezatimi nga rrezet ultra-vjollcë, është faktori numër një për shkatërrimin e kolagjenit.
“Ka arsye pse çdo dermatolog i thur lavde kremrave me SPF të gjerë (minimum me 30 faktor). Përveç mbrojtjes nga kanceri i lëkurës dhe njollat, SPF është jetik për ruajtjen e kolagjenit”, ka theksuar Craythorne.
Ndotja dhe pirja e duhanit, rrisin stresin oksidativ dhe pengojnë formimin e kolagjenit.
Konsumimi i tepërt i sheqerit, çon në glikacion, një proces që bën kolagjenin të fortë, të dobët dhe të paefektshëm.
Shenjat që tregojnë nivele të ulëta të kolagjenit:
Dhimbje të nyjave
-Dobësi në flokë dhe thonj
-Rënie ose hollim i flokëve
-Lëkurë e varur dhe pa elasticitet
-Humbje të masës muskulore
Kur duhet të filluar kujdesi për kolagjen?
“Që nga mesi i moshës 20-vjeçare, sepse atëherë fillon rënia natyrale e nivelit te tij në organizëm”, ka thënë Shotter.
Megjithatë, edhe nëse filloni në të 30-at, 40-at apo 50-at, nuk është vonë, thjesht kërkon më shumë durim për të parë rezultatet.
Si ta rrisim kolagjenin në mënyrë natyrale?
Me kujdesin ditor:
-Retinoidet, si retinoli ose tretinoina (me recetë)
-“Vitamin A vepron si hormon, që i dërgon mesazhe qelizave të lëkurës për të filluar prodhimin e kolagjenit dhe acidit hialuronik”, thotë Craythorne.
-Vitamina C, ndihmon sintezën e kolagjenit dhe mbron nga dëmtimet oksidative.
-Peptidet, nxisin riparimin e lëkurës, por janë më të buta se retinoidet.
-SPF i përditshëm (30+), për të parandaluar prishjen e kolagjenit nga dielli.
“Është ndër ndërhyrjet më të rëndësishme në afatgjatë”, ka theksuar Shotter.
Me ndryshime në stilin e jetesës:
Ushqimi
“Trupi ka nevojë për vitaminë C, zink, mangan dhe bakër për të prodhuar kolagjen”, shpjegon Shotter.
Fokusohuni në ushqime si: supa me lëng të eshtrave, salmoni e të bardhat e vezës.
Gjumi & stresi
“Gjumi i mjaftueshëm dhe menaxhimi i stresit ndihmojnë në balancën hormonale dhe rigjenerimin e lëkurës”, ka theksuar dermatologia koreane Shin-Young Cho.
Suplementet
Megjithëse dermatologët janë të kujdesshëm ndaj suplementeve të kolagjenit, pasi mungojnë prova që arrijnë deri te lëkura.
“Ato mund të ndihmojnë në hidratimin e lëkurës, nëse merren rregullisht”, ka thënë Craythorne.