Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi: Zierja e çajit mund të ndihmojë në heqjen e metaleve të dëmshme nga uji

Çaji i zi

Çaji i zi

Studiuesit sugjerojnë se çaji mund të ketë përfitime shëndetësore duke reduktuar praninë e metaleve të dëmshme si plumbi.

Çaji shpesh shoqërohet me përfitime shëndetësore, por një studim i ri nga Northwestern University në SHBA ka zbuluar një arsye tjetër pse kjo pije mund të jetë e dobishme: aftësia për t’i larguar metalet e dëmshme nga uji, raporton The Guardian.

Si ndikon çaji në përmbajtjen e metaleve të dëmshme në ujë?

Sipas studiuesve, çaji lidhet kimikisht me jonet e metaleve të rënda në ujë, duke i reduktuar ato. Në eksperimentet e tyre, ata zbuluan se një filxhan çaj i zi i përgatitur për pesë minuta uli përqendrimin e plumbit në ujë me rreth 15%.

Megjithëse studimi nuk ka analizuar drejtpërdrejt ndikimin në shëndet. 

Edhe Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë Lifestyle Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë

Autori kryesor i studimit, Benjamin Shindel, ka theksuar se edhe në vende si Mbretëria e Bashkuar, ku niveli i plumbit në ujë është relativisht i ulët, mund të ketë ndikim të vogël pozitiv.

“Është e mundur që pirja e çajit, në një farë mase, ul mundësinë e marrjes së metaleve të dëmshme dhe ndoshta, zvogëlon rastet e sëmundjeve të lidhura me to”, ka thënë Shindel.

Në cilat metale të dëmshme ndikon çaji?

Në studimin e publikuar në revistën ACS Food Science & Technology, ekipi ka analizuar ujin e pasur me përqendrime të njohura të metaleve të dëmshme, duke përdorur solucione të kontrolluara me dhe pa çaj.

Ata zbuluan se çaji i zi reduktonte përqendrimet e plumbit, kromit dhe kadmiumit. Për më tepër, koha më e gjatë e zierjes dhe temperaturat më të larta të ujit rrisnin efektin pastrues të çajit.
Çaji i bluar kishte ndikim më të madh sesa gjethet e plota, ndërsa llojet e ndryshme të çajit kishin efekte të ndryshme. Çaji i zi, i gjelbër dhe i bardhë ishin më efikas në uljen e përqendrimit të plumbit sesa çaji si shembull, kamomili.

A ndikojnë qeset e çajit?

Materiali i qeseve të çajit gjithashtu luajti rol. Studiuesit zbuluan se qeset e bëra nga celuloza ndihmonin në reduktimin e metaleve të dëmshme, ndërsa ato prej pambuku dhe najlonit nuk kishin ndikim të njëjtë.

A mund të përdoret çaji për filtrimin e ujit?

Edhe Si ndikon kafeja te mëlçia Lifestyle Si ndikon kafeja te mëlçia

Profesori Michelle Francl, autore e “Steeped: The Chemistry of Tea”, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, ka theksuar se ky zbulim nuk duhet parë si një zgjidhje për ujin e ndotur.

“Sidoqoftë, ky studim hap mundësi interesante për zhvillimin e metodave më të qëndrueshme dhe të qasshme për largimin e ndotësve nga uji – një nevojë kritike në shumë pjesë të botës”, ka thënë ajo.