Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sa shpesh duhen ndërruar çarçafët në verë

çarçafe

Momenti kur shtrihesh në një krevat të pastër me çarçafë të larë e të hekurosur nuk ka të paguar.

Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit nuk i lajnë dhe ndërrojnë çarçafët aq shpesh sa duhet.

Sa shpesh duhen ndërruar çarçafët?

Ekspertët e fushës thonë se ka shumë njerëz që i ndërrojnë çarçafët një herë në dy javë e disa të tjerë në tre javë.

Rregulli i artë në fakt është se çarçafët duhen ndërruar një herë në dy javë, megjithatë ky rregull nuk vlen për të gjithë.

Edhe Mos e fshini fytyrën me peshqir. Ja pse Lifestyle Mos e fshini fytyrën me peshqir. Ja pse

Nëse jeni njerëz që djersini shumë, ose jetoni në vende të nxehta, çarçafët duhen ndërruar patjetër një herë në javë.

Sa i përket materialit më të mirë të çarçafëve, ekspertët rekomandojnë përdorimin e pambukut i cili e lejon qarkullimin e ajrit.

Po dysheku? 

Dysheku është një nga gjërat që për fat të keq pastrohet më pak në shtëpi.

Atë e veshim me çarçafë të pastër e të parfumosur por harrojmë se dysheku ka nevojë të pastrohet të paktën një herë në javë.

Ekspertët këshillojnë që të përdorni sodën e bukës për pastrimin e dyshekut.

Hapi i parë është që të hiqni të gjithë çarçafët.

Më pas merrni një kullesë të pastër dhe hidhni në të sodën e bukës.

Edhe Shishet e ujit, strehë për baktere nëse nuk pastrohen rregullisht Lifestyle Shishet e ujit, strehë për baktere nëse nuk pastrohen rregullisht

Spërkateni të gjithë dyshekun me sodë buke.

Ky pluhur i bardhë do të eliminojë të gjitha aromat e këqija duke përthithur papastërtitë dhe lagështinë.

Soda e bukës duhet të qëndrojë mbi dyshek për të paktën një orë e gjysmë.

Pas kësaj kohe, shtroni sërish çarçafët e pastër mbi dyshekun, pa hequr sodën.

Mos u shqetësoni për sodën e bukës.

Në krye të javës tjetër kur të lani çarçafët sërish, përdorni fshesë me korent  për të thithur sodën e bukës nga dysheku.

Gjatë një jave soda e bukës ka akumuluar të gjithë papastërtitë e fshehura në dyshek.

Një alternativë tjetër është që sodën e bukës ta fshini me fshesë me korrent, që pas orës së parë që ka qëndruar mbi dyshek.

Edhe Furça e dhëmbëve është e mbushur me baktere, kur duhet ta ndërroni? Lifestyle Furça e dhëmbëve është e mbushur me baktere, kur duhet ta ndërroni?

Megjithatë një pastrim i thellë kërkon të paktën një herë në javë.

Nëse dëshironi që dysheku juaj të mbajë aromë të mirë, atëherë mund ta spërkatni me disa pika vaji esencial me aromën e lules së preferuar./ AgroWeb.org