Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse s'duhet ta teproni me farat e kungullit

Farat e kungullit dhe shëndeti

Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin.

Falë vitaminave dhe mineraleve, farat e kungullit janë ndër më të pasurat fara për trajtimin e problemeve me prostatën, artritin e depresionit.

Megjithatë, konsumi i tyre shoqërohet me disa efekte anësore.

Dhimbje stomaku

Kur konsumohen në sasi të mëdha, farat e kungullit shkaktojnë dhimbje stomaku.

Edhe Përfitimet shëndetësore nga farat e kungullit Lifestyle Përfitimet shëndetësore nga farat e kungullit

Sasitë e mëdha të yndyrave të akumulohen në stomak shkaktojnë dhimbje.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e sasive të kufizuara në ditë ose shoqërimin e farave me ushqime të tjera.

Përthithje problematike të ushqyesve

Pjekja e tepërt dhe përtypja jo korrekte mund të shoqërohet me përthithje problematike të ushqyesve të farave.

Farat e pjekura krokante nuk përmbajnë vitaminën B6, B12 dhe C.

Farat duhen pjekur në temperaturë të ulët dhe duhen përtypur siç duhet dhe jo gëlltitur menjëherë.

Shtim në peshë

Edhe Farat e dobishme për shëndetin Lifestyle Farat e dobishme për shëndetin

Një sasi prej 100 gramë farash kungulli ofron 559 kalori dhe 49.5 gramë yndyrave.

Sasia e rekomanduar ditore e yndyrave është 164 për qind.

Konsumi i këtyre farave nxit shtimin në peshë dhe mbipesha është pikënisja e shumë problemeve shëndetësore.

Njerëzit që nuk duhet të konsumojnë fara kungulli

Njerëzit që marrin ilaçe që nxisin urinimin nuk duhet të konsumojnë farat e kungullit për shkak të ndërveprimit të keq mes të dyjave gjë që nxit një urinim më të tepërt seç është e nevojshme.

Farat e kungullit nuk janë të rekomandueshme për njerëzit që kanë nivel të ulët të tensionit të gjakut.

Ato janë shumë të pasura me antioksidantë gjë që mundëson uljen e tepërt të tensionit, sidomos nëse jeni duke marrë medikamente për këtë problem.

Edhe Perimet që largojnë fryrjen e stomakut Lifestyle Perimet që largojnë fryrjen e stomakut

Pavarësisht të gjithave, farat e kungullit konsiderohen të shëndetshme sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Këto vlera janë të mira për sa kohë njeriu tregon kujdes ndaj racioneve./agroweb